Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se do të vijnë ditë më të këqija për Ukrainën, kur ka folur në takimin me ministrat e jashtëm në Bruksel të premten.
“Ditët që do të vijnë do të jenë më të këqija” për Ukrainën me “më shumë vdekje, më shumë vuajtje dhe shkatërrim”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStoltenberg shtoi se Rusia ka gjasa të çojë armatim më të rëndë ndërsa vazhdon sulmet rreth Ukrainës.
Ai insistoi se lufta në Ukrainë është “lufta e Putinit”.
Është një “që ai e ka zgjedhur, planifikuar dhe po bën kundër një shteti paqësor”, ka thënë ai.
“I thërrasim presidentit Putin ta ndalojë menjëherë luftën, t’i tërheqë forcat nga Ukraina pa asnjë kusht dhe të përfshihet në diplomaci tani”.
Ai tha se do të jetë edhe më “e rrezikshme”.