Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëron se konflikti në Ukrainë nuk duhet të kthehet në luftë mes Rusisë dhe NATO-s.
“Luftimet në Ukrainë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të kthehen në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s, kështu që ne punojmë çdo ditë për ta shmangur këtë”, ka thënë Stoltenberg për transmetuesin norvegjez NRK.
“Nëse gjërat shkojnë keq, ato mund të shkojnë tmerrësisht keq”, paralajmëron Stoltenberg. "Ka një luftë të tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të bëhet një luftë e vërtetë e që përhapet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur këtë”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Është e rëndësishme të shmanget një konflikt, thekson ai, "i cili do të përfshinte më shumë vende në Evropë dhe do të shndërrohej në një luftë të vërtetë në Evropë".
Rusia ka akuzuar vazhdimisht anëtarët e NATO-s se janë bërë palë në konflikt duke armatosur Ukrainën, duke trajnuar forcat e saj dhe duke ofruar informacion për inteligjencën ukrainase.
-
Stoltenberg paralajmëron se do të vijnë ditë më të këqija për Ukrainën
-
Stoltenbergu thotë se NATO-ja s’duhet të ndalet së ndihmuari Ukrainën për shkak të fjalëve të Putinit
-
NATO-ja mund të kishte bërë më shumë për ta parandaluar luftën në Ukrainë, thotë Stoltenberg
-
Stoltenberg e quan luftën në Ukrainë si krizën më të madhe në gjenerata
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu