Perëndimi duhet të përgatitet që të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën në një luftë që mund të zgjasë me vite, ka paralajmëruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton BBC.
Stoltenberg ka thënë se kostoja e luftës është shumë e lartë, por do të ishte shumë më i lartë dëmi nëse lejohet Moska që t’i arrijë synimet ushtarake.
Komentet e tij kanë ardhur pasi kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, po ashtu ka paralajmëruar se duhet përgatitur për një konflikt të gjatë.
Si Stoltenberg ashtu edhe Johnson kanë thënë se dërgimi i më tepër armëve do të bënte fitoren e Ukrainës më të mundshme.
“Ne duhet të përgatitemi për faktin se lufta mund të zgjasë me vjet. Nuk duhet ta ndalim përkrahjen për Ukrainën. Edhe nëse kostoja është e lartë, jo vetëm shkaku i përkrahjes ushtarake, por edhe shkaku i rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimit”, tha Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.
Stoltenberg ka thënë se furnizimi i Ukrainës me armë më moderne do të rriste gjasat që Ukraina ta çlirojë rajonin Donbas, që është nën kontrollin e rusëve.
-
NATO paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite
-
NATO: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite
-
NATO-ja mund të kishte bërë më shumë për ta parandaluar luftën në Ukrainë, thotë Stoltenberg
-
Stoltenberg e quan luftën në Ukrainë si krizën më të madhe në gjenerata
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu