NATO është e përgatitur për mundësinë që lufta në Ukrainë të vazhdojë dhe të zgjasë për muaj e vite, raportoi The Guardian të premten.
Megjithatë, aleanca tha se është e gatshme që ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër Rusisë për vjet, përfshirë që ta ndihmojë Kievin të kalojë nga armët e epokës sovjetike në armë moderne perëndimore.
“Na duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë. Ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet dhe të zgjasë me muaj e vite”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s tha se Perëndimi do të vazhdojë t’i bëjë presion maksimal presidentit rus Vladimir Putinit që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës përmes sanksioneve, ashtu si edhe ndihmën ushtarake për Kievin.
“Aleatët e NATO-s po përgatiten që të ofrojnë mbështetje për një periudhë të gjatë kohore dhe ta ndihmojë tranzicionin e Ukrainës, të kalojë nga pajisjet e epokës sovjetike në sisteme armësh më moderne që kërkojnë edhe më shumë trajnime”, tha Stoltenberg.
-
Stoltenberg: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite
-
NATO-ja beson se lufta në Ukrainë do të vazhdojë për kohë të gjatë
-
NATO: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite
-
NATO-ja mund të kishte bërë më shumë për ta parandaluar luftën në Ukrainë, thotë Stoltenberg
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu