Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, më 17 dhe 18 janar do ta vizitojë Maqedoninë. Më 18 janar në mesditë ai do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvendin e RM-së.
Pritet që sekretari i përgjithshëm i Aleancës të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, me liderin e opozitës Hristijan Mickovski, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, transmeton KP.
Vizita e Stoltenberg koincidon me intensifikimin e aktiviteteve për zgjidhjen e problemit me kontestimin grek të emrit të Maqedonisë, që e pengon integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.
Më 19 janar në Nju-Jork, sërish është paraparë edhe takim i ri i ndërmjetësuesit Matthew Nimitz me përfaqësues të Greqisë dhe të Maqedonisë.
-
Vizita e Stoltenberg në Maqedoni, shenjë se i hapen dyert e NATO-s
-
Stoltenbergu sot për vizitë në Kosovë
-
Stoltenberg të hënën në Kosovë
-
Stoltenberg nesër viziton Kosovën, NATO shmang postet e Osmanit e Kurtit në njoftim
-
Stoltenberg paralajmëron mundësinë e anëtarësimit të Maqedonisë V. në NATO brenda dhjetorit