Botë

Spërkatja e mushkonjave shkaktoi “sëmundjen” te diplomatët amerikanë

Studiuesit kanadezë thonë se ata mund të kenë identifikuar shkakun e një sëmundjeje misterioze, e cila përfshiu stafin diplomatik në Kubë, në vitin 2016.

Disa raporte në SHBA sugjeruan se një sulm akustik shkaktoi simptoma të ngjashme edhe ndaj stafit amerikan, duke shkaktuar spekulime për përdorimin e ndonjë arme sekrete.

Por ekipi kanadez sugjeron që neurotoksinat nga spërkatja e mushkonjave, janë shkaku më i mundshëm. Virusi ‘Zika’, i bartur nga mushkonjat, ishte shqetësim kryesor shëndetësor në atë kohë.

Ndërsa i ashtuquajturi “Sindromi Havana” shkaktoi simptoma përfshirë dhimbje koke, shikim të paqartë, marramendje dhe tringëllimë në veshë, transmeton KTV.

Ky rast mori vëmendjen e botës kur SHBA-ja vendosi ta tërheqë pjesën më të madhe të stafit diplomatik nga Ambasada në Kubë, me pretendimin se kanë pësuar sulm ultrasonik.

Kuba mohoi çdo sulm të mundshëm dhe raportet çuan në rritjen e tensioneve mes dy shteteve. Në korrik, një studim akademik amerikan tregoi anomalitë e trurit te diplomatët.

Diplomatët kanadezë u prekën nga simptoma të ngjashme, por studimi vuri në dukje se simptomat e kanadezëve ishin më ndryshe sesa në rastet e amerikanëve.

Studimi thekson se testet e kryera te 28 pjesëmarrës, shtatë prej të cilëve u testuan para dhe pasi u dërguan në Havanë, mbështesin një diagnozë të dëmtimit të trurit derisa ishin në Kubë. Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka folur zyrtarisht për atë që mendon se mund të jetë shkaku i simptomave të pazakonta.