Qendrat e vaksinimit në Spanjë gjatë tre ditëve janë përballur me një numër të madh të njerëzve për t’u vaksinuar. Spanjollët janë ngutur që të vaksinohen për shkak të përhapjes së madhe të variantit delta të koronavirusit. Më shumë se 61 mijë raste të reja janë konfirmuar të hënën, shifra më e lartë ditore në gjashtë muajt e fundit.
Spanja, si krejt shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, nisi ngadalë fushatën e vaksinimit, mirëpo në ditët e fundit njerëzit e shqetësuar kanë nisur të vaksinohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanjollët kanë shprehur përkrahjen për vaksinimin, ndërkaq autoritetet tani janë përqendruar në shpërndarjen e dozave te të rinjtë. Vetëm 25 milionë spanjollë janë vaksinuar plotësisht deri më tani.
Sipas ekspertëve, në katër javët e fundit përqindja e të vaksinuarve është rritur për 20 për qind, ndërkaq kjo mund të arrijë deri në 70 për qind në muajin shtator.