Për të parandaluar valën e dytë të koronavirusit, qeveria spanjolle është duke menduar të vë masa të reja kufizuese në Madrid. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka thënë se nga e premtja deri të hënën, Spanja ka regjistruar afro 38 mijë raste të reja me COVID-19, duke arritur kështu në total 974 mijë e 449 raste. Numri i vdekjeve ka arritur shifrën e 33 mijë e 992 personave.
Vendosja e orës policorë në Madrid, që njihet një nga zonat më të prekura të Evropës, dhe mundësia për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, është konsideruar si masë e mundshme nga ministri Illa.
Ai ka shtuar se çdo masë që duhet vënë për më tepër se dy javë ,duhet konsultuar paraprakisht me opozitën e vendit. Në anën tjetër, vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme mund të nxis reagime dhe të krijojë polarizime brenda parlamentit spanjoll, shkruan Reuters.
Zyrtari i shëndetit rajonal në Madrid, Enrique Ruiz Escudero, ka deklaruar se autoritetet spanjolle kanë vlerësuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, mirëpo nuk kishin forcën për ta zbatuar, pa e pyetur qeverinë qendrore.
“Një shtetrrethim do të nënkuptonte ndalim të lëvizjes për disa orë, siç ka bërë Franca”, ka shtuar ai.
-
Spanja regjistron rekord të rasteve ditore me COVID-19
-
Spanja shpall gjendjen emergjente për ta luftuar COVID-19
-
Shpallet gjendje emergjente në Madrid për ta ulur shkallën e infektimeve me koronavirus
-
Madridi, kryeqyteti i parë në Evropë që rivendos kufizime shkaku i COVID-19
-
Madridi drejt izolimit për shkak të rritjes së infektimeve me COVID-19