Autoritetet rajonale të Madridit në orët në vijim do të publikojnë një dekret me efekt të menjëhershëm përmes së cilit do ta fusin kryeqytetin e Spanjës dhe nëntë qytete përreth në izolim të pjesshëm, thotë një burim nga qeveria e Madridit.
Ende nuk është e qartë saktësisht se kur do të nisë mbyllja, raporton Reuters.
Kreu i qeverisë rajonale të Madridit Diaz Ayuso, i cili është kundër mbylljes, paralelisht do të apeloj në tribunalin e shtetit për të hequr kufizimet teksa është e shqetësuar për ndikimin që mund të ketë për ekonominë një mbyllje e radhës.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Madridi është rajoni më i prekur me COVID-19 në Evropë, transmeton KOHA.
Me masat e reja, 4.8 milioën njerëz në Madrid dhe nëntë rajonë përreth do të myllin kufijtë për vizitorët, përveç atyre që udhëtojnë për punë, shkollë apo vizita tek mjeku. Kufizimi për restorantet dhe lokalet e natës do të zgjaten nga ora 23:00 në orën 01:00.
Deri më tash Spanja ka shënuar 778,607 raste me koronavirus në nivel vendi, me mbi 31 mijë të vdekur.
-
Spanja po e shqyrton vendosjen e masave të reja kufizuese në Madrid
-
Shpallet gjendje emergjente në Madrid për ta ulur shkallën e infektimeve me koronavirus
-
Madridi, kryeqyteti i parë në Evropë që rivendos kufizime shkaku i COVID-19
-
Madrilenët kundërshtojnë masat e reja të izolimit
-
Spanja me mbi 400 mijë të infektuar me COVID-19