Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Madridi, kryeqyteti i parë në Evropë që rivendos kufizime shkaku i COVID-19

Spanja ndërmori hapa për të kontrolluar shpërthimet e koronavirusit në Madrid.

Kufizimet e reja në Spanjë do ta vendosin kryeqytetin dhe rajonin përreth tij - një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz - përsëri në bllokim të pjesshëm, duke e bërë atë kryeqytetin e parë evropian që rivendos kufizimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rajoni i Madridit ka 859 raste në 100.000 njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Madridi dhe nëntë komuna përreth do të mbyllin kufijtë për të huajt për vizita jo-emergjente, por do të lejohen udhëtime për punë, shkollë, takime mjekësore dhe blerje.

Spanja, e cila ishte një nga vendet më të goditura gjatë valës së parë, ka regjistruar më shumë se 32.000 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”. \ Rel