Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spanja mirëpriti 290 persona nga Kabuli

Spanja ka mirëpritur një grup prej 290 personave të evakuuar nga Afganistani.

Ata kanë arritur me një aeroplan komercial nga Dubai.

Së paku 130 të tjerë kanë arritur në orët e vona të së martës në dy fluturime të ndara.

Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se do të vazhdojnë evakuimet e njerëzve nga aeroporti i Kabulit.

Deri më tani në Spanjë kanë arritur 1 mijë e 200 persona nga Afganistani.