Në shtetet e Bashkimit Evropian, sot është futur në fuqi ndalesa për cigaret që përmbajnë mentol, si masë për të parandaluar të rinjtë të fillojnë me duhanpirje, njoftojnë mediat e huaja.
Ndalesa për cigare të aromatizuara është futur në fuqi më 2016, por prodhimet me treg mbi 3 për qind, si cigaret me mentol, kanë gëzuar përjashtim deri më sot.
Rregullat për prodhimin e duhanit janë ribërë më 2014 pas shumë bisedimeve mes shteteve anëtare të BE-së.
Prodhuesit, që nga atëherë duhet të përmbajnë mesazhe të qarta për shëndetin që prek duhanpirja si dhe të mbulojnë 65 për qind të pjesës së përparme dhe të pasme me fotografi të sëmundjeve që sjell kjo.
Komisioni Evropian thotë se duhanpirja është shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme brenda shteteve të BE-së.
Sipas të dhënave të Komisionit, 26 për qind e gjithë banorëve të BE-së janë duhapirës. Po ashtu, 29 për qind e të rinjve mes 15 e 24 vjeç janë duhaprirës.
-
BE-ja drejt rishikimit të ligjeve për duhanin e nikotinën, në Kosovë ka rezistencë
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
-
Britania drejt “brezit pa duhan”, miratohet ligji që ndalon cigaret për të lindurit pas 2008-s
-
Përmasa alarmuese, çdo i shtati fëmijë evropian pi duhan
-
Hyn në fuqi udhëzimi administrativ – Në cigare vendosen ilustrime për efektet negative