Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit - mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.
Ky udhëzim derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë.
Sipas MSH-së, aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.
“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatën e MSH-së.
-
Udhëzimi për pakot e duhanit i nënshtrohet ndryshimit pa nisur zbatimi i tij
-
MSH-ja “në presion” nga industria e duhanit, mund të ndryshojë Udhëzimin Administrativ
-
Nga prilli i vitit të ardhshëm, në pako të duhanit do të ketë foto dekurajuese
-
Masa disiplinore për mësuesit: S’lejohet mësimdhënia nën ndikimin e alkoolit
-
Aksione inspektuese për shitjen e cigareve elektronike në afërsi të shkollave