Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve.
Dita Botërore e Refugjatëve synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.
Në ditën Botërore të Refugjatëve shumë prej tyre nuk kanë shpresa për kthimin e në atdheun e tyre të mëparshëm. Miliona familje kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë konflikteve të dhunës dhe luftës. Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të shënohet si Dita Botërore e Refugjatëve.
Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës, transmeton kp.
Evropa aktualisht është duke kaluar në një krizë të refugjatëve e cila ka nisur kur fluksi i madh i njerëzve filluan të ikin nga konflikti në Lindje të Mesme dhe Afrikë.
Të dhënat e fundit e Organizatës së Kombeve të bashkuara tregojnë se mbi 70 milionë njerëz kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të luftërave në mbarë botën.
-
Papa Leoni i bën thirrje SHBA-së të mirëpresë migrantët
-
Yjet refugjatë të Kupës së Botës
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
BE-ja do t’i ulë rastet e azilit nga 7 vendet e konsideruara të sigurta, përfshirë Kosovën
-
Afro 1 milion gra nëpër burgje, ekspertët paralajmërojnë për “krizë globale”