Një hajdut në një bankë në Florida i zuri peng disa persona aty me të arritur policia, por u vra nga një snajperist teksa ai mbante një grua me thikën në qafë të saj.
Negociatorët u munduan ta zbusnin situatën në degën e Bankës Amerikane në Fort Myers, por i dyshuari më pas eskaloi me marrjen e pengjeve, kanë thënë autoritetet.
“Ishim në frikë për sigurinë e saj”, ka thënë sherifi Carmine Marceno. “Kjo është ajo për të cilën trajnohemi. Trajnohemi për skenarët më të këqij”.
Asnjë nga pengjet nuk u lëndua dhe në bankë kishte më shumë njerëz në ato momente, por që u larguar sapo arriti policia, raportoi AP.
I dyshuari kishte një thikë dhe kishte thënë se kishte edhe një bombë, por kjo e fundit nuk u konfirmua.
-
Jepen detajet e vrasjes së një burri afër pronës së Trumpit
-
I shpërtheu në duar mjeti me të cilin donte ta hidhte në ajër bankomatin, vdes 38-vjeçarja në Selanik
-
Gruaja e mbyt qenin në banjon e aeroportit në Florida
-
Las Vegas, policia vret viktimën që kërkoi ndihmë pasi hajnat iu futën në shtëpi
-
Trumpi falënderon gruan që i shpëtoi jetën: Janë më të zgjuara se burrat