Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jepen detajet e vrasjes së një burri afër pronës së Trumpit

Donald Trump

Foto: Associated Press

Sherifi i Qarkut Palm Beach, Rick Bradshaw ka thënë se sigurimi kishte zbuluar se një burrë kishte hyrë në perimetrin e brendshëm të Mar-a-Lago në orën 01:30 sipas orës lokale.

Sipas tij, burri kishte një pushkë dhe po ashtu një bidon gazi. 

Ai ka shpjeguar më pas se sigurimi e kishte urdhëruar burrin t'i lëshonte ato. Mirëpo ai e kishte lëshuar bidonin, teksa pushkën e kishte ngritur në pozicion qitjeje. 

“Në atë moment, agjentët qëlluan me armë për të neutralizuar kërcënimin", ka thënë Bradshaw. 

Identiteti i të vrarit nuk është bërë i ditur.  

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Qëllohet për vdekje një burrë që iu afrua rezidencës së Trumpit

Shërbimi Sekret i SHBA-së ka njoftuar të dielën se një burrë i armatosur është qëlluar dhe...