Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

S’ka të lënduar nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në Stamboll

Nuk ka të lënduar nga zjarri që shpërtheu mbrëmë pas djegies së një veture në lagjen Fatih të Stambollit, dy ditë pas sulmit terrorist, shkruan AA.

Sipas informacioneve të marra nga mediat turke, pronari i veturës që ka marrë flakë ka qenë duke ecur përgjatë rrugës Kocamustafapasa, kur ka vënë re tym që dilte nga automjeti i tij.

Pas kësaj, ai u ndal në anë të rrugës dhe u kërkoi ndihmë kalimtarëve.

Flakët, që përfshin plotësisht veturën e tij, u përhapën në katër vetura të parkuara në anë të rrugës. Nga zjarri është dëmtuar edhe një ndërtesë dhe një bankomat pranë vendit të ngjarjes.

Një numër i madh i zjarrfikësve janë dërguar në terren pas raportimit.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin, i cili ka shkaktuar edhe një shpërthim në një nga veturat, duke bërë që shumë njerëz të mendojnë se ishte një tjetër sulm terrorist.