Botë

Shpërthim në Taksim të Stambollit, mbi 10 të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur të dielën në Taksim të Stambollit.

Sipas të dhënave paraprake, 11 persona kanë mbetur të lënduar.

KOHA ka siguruar pamje nga një kosovar, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes.

Siç raporton e përditshmja turke “Sabah”, një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe policore janë dërguar në këtë rajon.

Rasti ka ndodhur në rrethana ende të panjohura para një dyqani në rrugën “Beyoglu Istiklal”.