Gjykata Supreme e ka dënuar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për “paratë për heshtje”, por pa ndonjë masë ndëshkuese (burg apo gjobë) për 34 akuzat, ashtu siç pritej, raporton BBC.
Gjykatësi Juan Merchan e kishte paralajmëruar më herët këtë lloj dënimi për Trumpin.
”Ky rast ka qenë përvojë shumë e tmerrshme, dhe mendoj se është kthim prapa për New Yorkun dhe sistemin gjyqësor të tij”, ka thënë presidenti i zgjedhur gjatë seancës.
Trumpi u dënua për falsifikim të të dhënave të biznesit pasi dyshohet se kreu një pagesë prej 130 mijë dollarëve për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Trumpi përmes avokatit ia dha këtë pagesë pornostares që ajo të heshtte para zgjedhjeve të vitit 2016, pasi pretendonte se ka pasur marrëdhënie seksuale me presidentin e ri të SHBA-së.
-
Trump do të përballet me dënim pasi edhe Supremja ia refuzon apelin
-
Trumpi i kërkon Gjykatës Supreme ta bllokojë dënimin e tij për “paratë për heshtje”
-
Trumpit i refuzohet kërkesa për shtyrjen e dënimit të tij në rastin “paratë për heshtje”
-
Dy javë para se të betohet, Trumpi dënohet për “heshtjen” e yllit pornografik
-
Avokatët e Trumpit kërkojnë që të hidhet poshtë dënimi për “paratë për heshtje”