Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sistemi S400 i Rusisë shkatërrohet në Krime

Ukraina ka njoftuar për shkatërrimin e sistemit të sofistikuar ajror të Rusisë në Krimenë e pushtuar.

Shërbimi ukrainas i sigurisë dhe ushtria kanë kryer sulme në rajonin e Krimesë, duke përdorur raketa dhe dronë.

Shërbimet e inteligjencës britanike kanë njoftuar se forcat ukrainase kanë përdorur dronët për të shkatërruar radarët rusë, pastaj me raketa kanë goditur kundërajrorët e fuqishëm të Rusisë.

Marina ukrainase ka goditur sistemet raketore S300 dhe S400 që kapin vlerën e 1.2 miliardë dollarëve.

Këto sisteme janë goditur me dy raketa Neptune.

Deri më tani nuk dihet se sa raketambajtëse janë shkatërruar.

Edhe Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë Botë Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë

Rusia nuk ka komentuar në lidhje me shkatërrimin e sistemeve raketore, por ka thënë se ushtria ka rrëzuar 11 dronë mbi Krime.

Zyrtarët e emëruar nga Rusia në Krime nuk kanë raportuar për dëme në bazën ushtarake ose në sistemet e mbrojtjes ajrore.

Sistemi i mbrojtjes ajrore S400 është në shërbim që prej vitit 2007 dhe është version i përditësuar i sistemit S300 të periudhës së luftës së ftohtë.