Banka e Anglisë ka bërë të ditur se sistemi financiar i Mbretërisë së Bashkuar është i përgatitur për BREXIT pa marrëveshje, edhe pse paqartësitë lidhur me tërheqjen e vendit nga Bashkimi Evropian vazhdojnë ta rëndojnë aktivitetin ekonomik.
Komiteti i Politikave Financiare të Bankës së Anglisë, i cili vlerëson rreziqet financiare, tha se është bërë legjislacioni, lejet e përkohshme dhe përgatitjet e tjera nga autoritetet britanike për t’u siguruar që familjet dhe bizneset do të mund t’i përdorin shërbimet ekzistuese dhe ato të reja, nga institucionet financiare të BE-së”, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSidoqoftë, banka paralajmëroi se pa veprime të mëtejshme nga autoritetet e BE-së, me gjasë do të ketë ndërprerje të shërbimeve financiare ndërkufitare në rast të një BREXIT-i pa marrëveshje”.
Britania e Madhe, siç është paraparë, më 31 tetor duhet të largohet nga BE-ja.