Mbretëria e Bashkuar është në prag të një kapitulli të ri në historinë e saj, ka thënë Boris Johnson, pasi premtoi se do t’i japë fund Brexit-it brenda disa javësh.
Kryeministri britanik ka shtuar se shpreson që vendi të vazhdojë progresin, pasi të largohet nga BE-ja, më 31 janar, transmeton KTV.
Ai u zotua të qeverisë për të gjithë, jo vetëm për ata që e mbështetën atë në zgjedhje.
Shtimi i burimeve për sistemin shëndetësor, përmirësimi i infrastrukturës në Mbretërinë e Bashkuar, trajtimi i krimit të dhunshëm dhe mbrojtja e mjedisit, janë në mesin e shumë prioriteteve tjera kryesore të qeverisë së tij për vitin e ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Johnson: Britania të bëhet “gati” për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes tregtare me BE-në
-
Përfundimi i procesit të Brexitit, Johnson thotë se ka ende punë
-
Dilemat për të ardhmen e Britanisë së Madhe pas daljes nga BE-ja
-
Britania nis udhëtimin me shumë paqartësi jashtë BE-së
-
Johnsoni nënshkruan marrëveshjen e Brexit-it