Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmerm ka thënë se vendi duhet të “përballet me realitetin” dhe ta pranojë se dalja e tij nga BE-ja, proces i njohur si BREXIT, “ka dëmtuar ndjeshëm ekonominë e tij”.
Starmer e ka bërë deklaratën të hënën, gjatë një fjalimi për ekonominë.
Brexit ishte tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian dhe ka hyrë në fuqi më 31 janar 2020.
Mbretëria e Bashkuar, e cila i ishte bashkuar pararendësit të BE-së, Komuniteteve Evropiane (KE) më 1 janar 1973, është i vetmi shtet anëtar që është tërhequr, megjithëse më parë territoret e Algjerisë pushuan së qeni pjesë e KE-së pas pavarësisë së saj nga shteti anëtar Franca në vitin 1962 dhe Greenlanda (pjesë e Mbretërisë së Danimarkës) u largua nga KE në vitin 1985.
-
Starmer thotë se po largohet me dinjitet, në fjalimin e fundit si kryeministër
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në
-
Blairi i kërkon Starmerit afrim me Trumpin: Rrezikojmë të mbesim jashtë “ligës së kombeve kryesore”
-
Starmeri vazhdon të këmbëngulë në vazhdimin e qeverisjes
-
Starmer premton ta afrojë Britaninë me BE-në ndërsa lufton thirrjet për largimin e tij