Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sirianet djegin shamitë pas vdekjes së iranianes së mbuluar

Mijëra gra në Sirinë verilindore kanë dalë në rrugë të hënën pas vdekjes së 22-vjeçares kurde në Iran, e cila ishte arrestuar prej policisë së moralit.

Mahsa Amini vdiq në fillim të shtatorit pasi u arrestua nga policia e moralit me dyshimin se nuk kishte lidhur mirë shaminë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në qytezën me shumicë kurde në Siri, Kamishli, mijëra gra morën pjesë në një tubim kundër ligjeve të moralit në Iran.

Gratë prenë flokët në protestë dhe i dogjën shamitë. Policia iraniane thotë se Amini vdiq prej një sulmi në zemër dhe se nuk ishte keqtrajtuar, porse familja e saj ka vënë në dyshim këtë version.

Protesta po mbahen jo vetëm në Iran, ku policia po përdor dhunën, por edhe në vende të tjera.