Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gratë iraniane djegin shamitë në protestën për vdekjen e Mahsa Aminit në paraburgim

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini javën e kaluar në Iran, e cila u arrestua në Teheran nga policia e moralit për shkak të kodit të veshjes, ka ngjallur zemërim të madh te gratë iraniane, ka shkruar CNN-i të mërkurën.

Pas vdekjes së 22-vjeçares në paraburgim, një turmë masive ka protestuar. Ndër protestues, disa nga gratë kanë hequr shamitë e tyre dhe i kanë djegur si shenjë pakënaqësie me organet e rendit.

Protestat, ku qindra njerëz morën pjesë për pesë ditë me radhë, kanë eskaluar deri në përleshje me forcat e sigurisë.

Autoritetet iraniane kanë njoftuar të mërkurën, se tre persona janë vrarë, përfshirë edhe një pjesëtar të forcave të sigurisë.

Ndryshe nga zyrtarët iranianë, grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar se në këto protesta në mbarë vendin janë vrarë të paktën shtatë persona.

Edhe Sirianet djegin shamitë pas vdekjes së iranianes së mbuluar Botë Sirianet djegin shamitë pas vdekjes së iranianes së mbuluar

Disa protestues të tjerë kanë shkatërruar posterë të Udhëheqësit Suprem të vendit, duke brohoritur “Vdekje diktatorit”.

Përveç Teheranit, protesta janë zhvilluar pothuajse në të gjitha qytetet provinciale në rajonin kurd të Iranit, përfshirë Kermanshahin dhe Hamedanin.