Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Siria pranon se po përgatitet për ofensivë ushtarake

Siria ka pranuar se është duke u përgatitur për një ofensivë kundër luftëtarëve rebelë në provincën Idlib, derisa aleatja e saj, Rusia planifikon realizimin e stërvitjeve detare në Detin Mesdhe.

Këto hapa të Rusisë vijnë në kohën e rritjes së tensioneve me Perëndimin në këtë rajon, transmeton rel.

Pasi ka biseduar me homologun e tij rus në Moskë, ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moualem, ka thënë më 30 gusht se ushtria e shtetit të tij “do të hyjë në Idlib” dhe se “shënjestra fillestare” do të jetë Fronti Al-Nusra, që ka pasur lidhje me Al-Kaidën.

Këto komente kanë ardhur në mesin e shqetësimeve në rritje nga Kombet e Bashkuara dhe Perëndimi për rreziqet me të cilat përballet popullata civile në rast të përshkallëzimit të situatës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka përsëritur më 29 gusht, shqetësimin e kësaj Organizate për “rreziqet në rritje të përballjes me një katastrofë humanitare në rast të operacionit ushtarak” në Idlib.

Edhe Trumpi thotë se Irani është “shumë më serioz” në bisedime Botë 6 o. më parë Trumpi thotë se Irani është “shumë më serioz” në bisedime

Kjo provincë përbën territorin e fundit të kontrolluar nga rebelët sunitë sirianë.

Guterres u ka bërë thirrje, Qeverisë Siriane, Rusisë dhe palëve tjera të “vendosin si prioritet mbrojtjen e civilëve”.

Moualem u ka thënë gazetarëve se, ushtria siriane “do të bëjë gjithçka për të mënjanuar viktimat civile” gjatë ofensivës në Idlib.

Si përgjigjje ndaj paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës për mospërdorim të armëve kimike, Moualem ka pretenduar se ushtria e Sirisë nuk ka nevojë dhe se nuk posedon armë të tilla.

Hetuesit në Organizatës së OKB-së për Ndalimin e Armëve Kimike kanë vlerësuar se forcat e Qeverisë Sirianë kanë përdorur sarin dhe gaz klori në sulmet kundër forcave rebele.

Edhe Trumpi propozon që Siria ta luftojë Hezbollahun, ideja ngjall shqetësime në rajon Botë 3 j. më parë Trumpi propozon që Siria ta luftojë Hezbollahun, ideja ngjall shqetësime në rajon

Autoritetet siriane anën tjetër i kanë mohuar këto akuza.

Më herët më 30 gusht, ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar për zhvillimin e stërvitjeve të mëdha ushtarake në Detin Mesdhe gjatë kësaj jave, teksa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se situata e vështirë në Siri ka arsyetuar kryerjen e të njëjtave.