Botë

Sindroma Havana zgjerohet më tej pas evakuimit të zyrtarit të CIA-s nga Serbia

CIA evakuoi një zyrtar inteligjence që shërbente në Serbi javët e fundit, që vuante nga dëmtime serioze të ngjashme me sulmet neurologjike të njohura si Sindroma Havana, sipas zyrtarëve amerikanë.

Incidenti në Ballkan, është i fundit që zyrtarët e kanë përshkruar si zgjerim të vazhdueshëm të sulmeve ndaj spiunëve dhe diplomatëve amerikanë të dërguar jashtë vendit, nga sulmues të panjohur duke përdorur atë që zyrtarët qeveritarë dhe shkencëtarët dyshojnë se është një lloj i drejtimit të burimit të energjisë.

Sulme të dyshimta kanë ndodhur edhe në vende të tjera dhe në SHBA, bashkë me së fundmi një në Indi dhe një në Vietnam, raporton The Wall Street Journal.

“në 60-90 ditët e fundit, ka pasur numër të rasteve të tjera të raportuara”, ka thënë profesori i neurologjisë në Universitetin e Georgetoën, dhe i cili po këshillon qeverinë amerikane për çështjen.

Sulmet e vazhdueshme, që mund të shkaktojnë marramendje, humbje të kujtesës dhe probleme të tjera shëndetësore, kanë shkaktuar shqetësim në qeverinë amerikane.

Administrata e Bidenit e ka bërë gjetjen e burimit të sulmeve një “top prioritet”, ka thënë një zyrtar. Zëdhënësit e CIA-s dhe Departamentit të Shtetit kanë thënë se çështja është prioritet dhe nuk kanë dashur të japin detaje për rastin serb apo të tjerat.

Incidentet shëndetësore të pashpjegueshme njihen si Sindroma Havana sepse së pari u shfaq mes diplomatëve të SHBA-së dhe zyrtarëve të inteligjencës në Kuba më 2016. Simptomat përfshijnë marramendjen, kokëdhimbjen, lodhjen, vjellje, ankth, çrregullime njohëse dhe humbje të kujtesës.

Derisa 200 punonjës qeveritarë të SHBA-së janë prekur, zyrtarët paralajmërojnë se një numër fiks është vështirë të përcaktohet pasi secili rast duhet të verifikohet mjekësisht dhe simptomat e disa individëve përfundojnë me shpjegime të tjera.

Pesë vjet pas shfaqjes së simptomave të para, qeveria amerikane ende duhet të dalë me një përgjigje se kush qëndron pas sulmeve dhe çfarë mekanizmash përdoren.