Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Si erdhën deri te tensionet e reja Izraeli dhe palestinezët?

Tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve kanë ekzistuar që nga krijimi i shtetit në vitin 1948. Mijëra njerëz nga të dyja anët janë vrarë e edhe më shumë janë lënduar në konfliktin përgjatë dekadave.

Dhuna ka shpërthyer në nivel tjetër sivjet. Numri i palestinezëve – militantë e civilë – të vrarë në Bregun e pushtuar Perëndimor nga forcat izraelite është në nivelin më të lartë në gati dy dekada. E njëjta vlen edhe për izraelitët dhe të huajt – shumica civilë – që u vranë nga sulmet e palestinezëve, ka shkruar CNN-i të martën.

Izraeli dhe grupi militant Hamas janë përfshirë në luftë të armatosur që nga 1987-a, nga kryengritja e parë e palestinezëve kundër pushtimit izraelit të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor.

Izraeli mori Gazën nga Egjipti në luftën e 1967-s, dhe më pas u tërhoq më 2005. Territori – shtëpi e rreth 2 milionë palestinezëve – ra nën kontroll të Hamasit më 2007, pas një lufte civile me Fatahin, fraksion rival palestinez që konsiderohet shtylla e autoritetit palestinez.

Pasi Hamasi mori kontrollin e Gazës, Izraeli dhe Egjipti nisën rrethimin strikt të territorit, që vazhdon të ndodhë. Izraeli po ashtu ka bllokadë ajrore e detare në Gazë.

Para luftimeve të së shtunës, lufta e fundit në mes të Hamasit dhe Izraelit ishte më 2021, që zgjati 11 ditë dhe që mori jetën e të paktën 250 personave në Gaza dhe 13 në Izrael.

Edhe Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës Botë Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës

Sulmet nga Hamasi në Izrael të shtunën ndodhën në 50-vjetorin e luftës së 1973-s, kur fqinjët arabë të Izraelit filluan sulm befasues ndaj Izraelit në Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebre, më 6 tetor 1973.