Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Biden është në gjendje të mirë shëndetësore

Presidenti amerikan Joe Biden është më mirë pas incidentit të djeshëm derisa po hipte në avion.

Shtëpia e Bardha ka njoftuar se presidenti është shumë mirë ndonëse ishte rrëzuar dy herë derisa po ngjiste shkallët e Air Force One.

Kjo ndodhi pas një takimi që pati me liderët e komunitetit aziatik në Atlanta.

78-vjeçari arriti të ngrihej në këmbë shumë shpejt dhe para se futej brenda aeroplanit, përshëndeti edhe një herë të pranishmit.

Në fund të vitit të kaluar, Bideni kishte këmbën e djathtë të vendosur në gips, si pasojë e një rrëzimi në shtëpi.