Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Joe Biden është në gjendje të mirë fizike pasi u rrëzua gjatë një tubimi në Coloardo.
Presidenti amerikan goditi një thes rëre gjatë ceremonisë së diplomimit në akademinë e forcave ajrore të SHBA-së.
Bideni, 80-vjeçar, i cili është presidenti më i moshuar në histori të SHBA-së, është ndihmuar menjëherë që të ngrihet në këmbë.
Sapo ka arritur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti është tallur me incidentin që i ndodhi në Colorado.
Për më shumë se një orë e gjysmë ka qëndruar në këmbë për t’i përshëndetur 921 kadetët e diplomuar.
Edhe
Biden i nënshtrohet një operacioni për kancer të lëkurës
Ani pse zyrtarët kanë deklaruar se presidenti është mirë, ai nuk ka pranuar të përgjigjet para fluturimit siç ka bërë zakonisht.
Kritikët kanë thënë se Bideni është shumë i moshuar për të garuar për mandatin e dytë si president.
Sondazhet e fundit kanë treguar se shumica e votuesve amerikanë janë të shqetësuar për moshën e tij.
Ai do të jetë 82-vjeçar në fillim të mandatit të dytë, nëse fiton.
Edhe
Lionel Richie rikthehet në skenë pas vizitës në spital
Kjo vjeshtë, përveç rrëzimeve të mëparshme nga biçikleta e tij dhe duke ngjitur shkallët e aeroplanit presidencial, mund t’i shtojnë këto shqetësime për Bidenin.