Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni pengohet dhe rrëzohet në një ngjarje në Colorado

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është penguar dhe është rrëzuar të enjten gjatë një ceremonie diplomimi të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së në Colorado, raportoi BBC-ja.

Reagimi i tre zyrtarëve të Forcave Ajrore ishte i shpejtë, të cilët e ndihmuan Bidenin të ngrihej dhe të vazhdonte për në vendin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa u ndihmua të ngrihej në këmbë, presidenti 80-vjeçar i SHBA-së bëri me gisht pas tij për të treguar se çfarë e kishte penguar.

Shefi i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Ben LaBolt ka deklaruar se gjendja e Bidenit pas këtij rasti të ndodhur të enjten, është e mirë.