Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bideni rrëzohet sërish teksa hipën në aeroplan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u rrëzua sërish teksa ngjiste shkallët për të hipur në aeroplanin e Air Force One të mërkurën, shkruan NYPost. 

Bideni po nisej në një fluturim në Kaliforni për të marrë pjesë në Samitin e Amerikanëve.

Për presidentin e SHBA-së kjo nuk është hera e parë që rrëzohet gjatë hipjes në aeroplan. Muajin e kaluar, kur po udhëtonte në Illinois, Bideni humbi ekuilibrin duke u ngjitur në Air Force One.

Edhe në mars të vitit 2021, Bideni kishte pësuar njëjtë. Moti me erë në aeroport, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishte fajtor për incidentin asokohe.