Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është rrëzuar sërish teksa ka qenë duke u ngjitur shkallëve në aeroplanin presidencial që ishte në Poloni.
Ky moment është kapur në një kamerë dhe është bërë viral. Aty shihet Bideni që pengohet në njërën shkallë dhe e merr veten ende pa rënë krejt në shkallë dhe futet në aeroplan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk shihet se nga çfarë është penguar Bideni.
Pas vizitës në Ukrainë dhe Poloni, Bideni do të kthehet në Washington të mërkurën.
Rrëzimi i tij pikërisht në shkallët e “Air Force One” ka ndodhur pas gati dy vjetësh pasi i ndodhi një gjë e njëjtë si kjo. Në mars 2021, po ashtu u shpërnda videoja kur ai pengohet në shkallë dhe bie.