Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po punojnë për të qartësuar rrëzimin e avionit rus, ka thënë Shtëpia e Bardhë në një reagim të mërkurën, duke shtuar se s’ka detaje të hollësishme mbi atë që ka ndodhur në Belgorod.
“Po e bëjmë më të mirën e mundshme për të marrë më shumë detaje dhe informata mbi atë që ka ndodhur”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke shtuar se aktualisht s’kanë shumë të dhëna.
Të paktën 74 persona kanë vdekur pas rrëzimit të avionit transportues ushtarak rus që po bartte të burgosur ukrainas.
Avioni u rrëzua në zonën Belgorodit, në kufi me Ukrainën, e autoritetet ukrainase s'e kanë marrë përgjegjësinë për rrëzimin e tij.
Në internet është publikuar momenti i rrëzimit të avionit.
-
Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit, thotë SHBA-ja
-
Rusia akuzon Kievin për rrëzimin e aeroplanit me të burgosur ukrainas
-
74 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit rus që barte të burgosurit ukrainas
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan
-
Përplaset një avion ushtarak rus në Krime, 29 të vdekur