Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtatë policë të vdekur në një sulm në veri të Irakut

Police irakiane - sulm

Së paku shtatë policë kanë vdekur në një sulm me bombë dhe armë në veri të Irakut, raporton BBC.

Sulmi ka ndodhur të dielën në afërsi të qytetit të pasur me naftë Kirkuk, rreth 293 kilometra nga kryeqendra Bagdadi.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët fajësojnë Shtetin Islamik.

Të mërkurën, një sulm me bombë ka vrarë tre ushtarë irakianë në afërsi të Bagdadit. ISIS-i ka marrë përgjegjësinë.

Sulmi i të dielës ka nisur kur një bombë ka shënjestruar një kamionë që po barte zyrtarët policorë në afërsi të fshatit Chalal al-Matar.

Edhe Iraku mbyll terminalet e naftës pas sulmit vdekjeprurës Botë Iraku mbyll terminalet e naftës pas sulmit vdekjeprurës

Pas shpërthimit kanë nisur sulmet me armë të vogla.

“Një sulmuesi është vrarë dhe jemi duke kërkuar tjetër”, ka thënë një zyrtar i Irakut, duke treguar se pos që janë vrarë shtatë policë, edhe dy tjerë janë plagosur.