Një sulm mbi një kolonë policie iraniane të shtunën në provincën Sistan dhe Baluchestan ka lënë të vrarë dhjetë policë, kanë thënë autoritetet.
Fillimisht nuk dihej nëse sulmi ishte i vërtetë, por më vonë media shtetërore e Iranit raportoi për dhjetë të vrarët, raportoi AP.
“HalVash”, grup për mbrojtjen e komunitetit Baluch të Afganistanit, Iranit dhe Pakistanit, kanë publikuar foto e video ku shiheshin automjetet dhe trupat e dy policë.
“HalVash” ka thënë se sulmi dukej se kishte cak dy automjete të forcës së sigurisë dhe të gjithë që ishin në to u vranë.
Autoritetet nuk kanë identifikuar ndonjë të dyshuar, e as ndonjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë. Sulmi erdhi pasi Izraeli nisi një sulm drejt Iranit të shtunën herët.
-
Vriten nëntë persona në Iran, në një zonë afër kufirit me Pakistanin
-
Sulm terrorist në Iran, 11 policë të vrarë
-
Irani thotë se 200 fëmijë dhe rreth 200 gra janë vrarë që prej nisjes së sulmeve
-
Më shumë se 1,000 civilë të vrarë në Iran
-
Shkon në gjashtë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në operacionin në Iran