Një shpërthim me bombë në Pakistanin jugperëndimor la të vdekur dy fëmijë dhe 16 persona të lënduar të shtunën, thanë zyrtarët e policisë.
Shtatë policë ishin midis të plagosurve kur bomba me telekomandë, e lidhur në një motoçikletë, shpërtheu pranë selisë së policisë në Pishin, raportoi Reuters.
“Eksplozivë u vendosën në një motoçikletë e cila ishte e parkuar në zonë”, ka bërë të ditur zyrtari i policisë Mujeeb-Ur-Rehman, duke shtuar se dy fëmijët e vrarë po kalonin në rrugë kur ndodhi shpërthimi.
Kryeministri Shehbaz Sharif shprehu dhimbje për atë që ai e quajti martirizimin e fëmijëve të vegjël. Në një deklaratë ai shprehu ngushëllime për familjet e tyre, duke shtuar se po lutet për shërimin e policëve të lënduar dhe personave të tjerë të përfshirë në incident.
-
Dy bomba shpërthejnë në Pakistan, vriten disa persona
-
24 të vdekur nga një bombë në Pakistan
-
Shkon në 34 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan
-
Të paktën 14 të posalindur të vdekur nga një zjarr në një spital në Pakistan
-
Të paktën 23 të vdekur nga një sulm me bombë në Pakistan