Kryeqendra e Iranit, Teherani, është përballur me sulme të reja izraelite të dielën.
Banorët e Teheranit i kanë thënë “CNN” se janë ndier shpërthime të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedia shtetërore ka raportuar për shpërthime në disa zona banimi në perëndim të Teheranit. Shkalla e plotë e dëmit apo nëse ka viktima ende nuk dihet.
“Ne nuk ndalemi së sulmuari në asnjë moment. Edhe në këtë kohë, ne vazhdojmë të godasim dhjetëra objektiva të ndryshme në Teheran”, tha zëdhënësja e IDF-së, Effie Defrin.
Defrin ka thënë se Izraeli ka goditur 80 objektiva gjatë natës të së shtunës.
Në përgjithësi tha se janë goditur 250 objektiva në Iran. Është raportuar se në sulmet ajrore izraelite është goditur edhe departamenti i policisë në Teheran.