Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim në Stockholm, një i vrarë e një e plagosur

Një burrë ka vdekur e një grua është plagosur si pasojë e një shpërthimi në stacionin e metrosë në Stockholm, Suedi.

Autoritete thonë se shpërthimi nuk ka të bëjë me sulm terrorist, megjithatë policia ka thënë se dyshohet të ketë shpërthyer një granatë dore, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Koha.net.

Policia në ndërkohë po heton për vrasje në tentativë.

Artikuj të ngjashëm