Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Suedia goditet nga katër shpërthime brenda një ore

Skuadrat e bombave janë thirrur pasi qytete suedeze u goditën nga katër shpërthime brenda një ore, ka thënë policia.

Policia në Gothenburg pranoi raportime për dy shpërthime në adresa të ndryshme, 10 minuta diferencë nga njëra-tjetra.

“Të dyja zonat janë rrethuar dhe hetimet po vazhdojnë”, ka thënë policia, duke shtuar se skuadra kombëtare e bombave është thirrur aty.

Një orë më vonë, dy shpërthime të tjera u raportuan – një në Norsborg dhe tjetra në Nykoping, raportoi Guardian. 

Nuk raportohet për viktima apo të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Të katër shpërthimet ndodhën në ndërtesa banimi.

Edhe Suedia e shqetësuar me bandat kriminale Botë Suedia e shqetësuar me bandat kriminale

Suedia është përpjekur të frenojë një rritje të gjuajtjeve me armë dhe bombardimeve në vitet e fundit.

Më 2022, kishte 90 shpërthime dhe 101 raste të tentimit të bombardimeve ose përgatitje për bombardime në Suedi.