Botë

Suedia e shqetësuar me bandat kriminale

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në periferi të Stokholmit duke lënë të lënduar të paktën tre persona.

Shpërthimi i parë ka ndodhur të hënën në Hasselby, lagje periferike e kryeqytetit suedez.

Ndërkaq të martën ka ndodhur shpërthimi tjetër 175 kilometra në jugperëndim.

Nuk dihet nëse dy shpërthimet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Mediat suedeze të martën kanë thënë se shpërthimet janë të lidhura me përplasjen mes bandave kriminale, problem që ka shqetësuar Suedinë në vitet e fundit.

Dy banda – njëra e prirë nga një turk me shtetësi suedeze, dhe tjetra nga ish-komandanti i tij – besohet se janë në luftë për trafikimin e drogës dhe armëve.

Vetëm sivjet janë vrarë 36 persona dhe plagosur 73 të tjerë në Suedi.