Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim në një rafineri të naftës në Bosnje, katër të plagosur

Sonte ka ndodhur një shpërthim në rafinerinë e naftës në Brod të Bosnjës.

Sipas policisë vendore, së paku katër persona u plagosën nga shpërthimi në rafineri dhe se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu autoritete lokale kanë njoftuar se zjarri është lokalizuar. Shpërthimi u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:30.