Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në një rafineri nafte në Irbil të Irakut

Një zjarr i madh ka përfshirë rafinerinë e naftës në Irbil, rajonin kurd të Irakut, raporton agjencia AP.

Dy zjarrfikës janë lënduar në tentim për të shuar zjarrin në rafinerinë që gjendet në rrugën Irbil-Gwer. Zjarri nisi të martën mbrëma.

Arsyet e zjarrit nuk janë bërë të ditura.

Nabaz Abdulhamid, kryetar i Irbilit, ka thënë për gazetarët se zjarri është masiv, por se është vënë nën kontroll.