Policia e Nigerisë është duke e kërkuar pronarin e rafinerisë ilegale të naftës ku shpërtheu zjarri që shkaktoi vdekjen e së paku 100 personave, raporton BBC.
Një numër i personave po punonin në rafinerinë ilegale të naftës në shtetin Imo në jug të Nigerisë, kur nisi zjarri.
Shumica u dogjën dhe është e vështirë të identifikohen.
Varfëria dhe papunësia i ka bërë rafineritë ilegale të naftës një biznes atraktiv në jug të Nigerisë.
Numri i të vdekurve është rritur ndërsa po vazhdon kërkimi për të mbijetuar. Ifeanyi Nnanji nga Agjencia Nacionale për Menaxhim të Emergjencave, ka njoftuar se numri i të vdekurve aktualisht është 109.