Më shumë se 100 persona kanë vdekur pasi një varkë është përmbytur në lumin Niger gjatë mëngjesit të së hënës, raportoi të martën “Al Jazeera”.
Siç bëhet e ditur, varka po transportonte të ftuar të dasmës që po ktheheshin në shtetin Kwara nga një ceremoni në shtetin e afërt të Nigerit.
Varka është përmbytur pasi ka goditur diçka brenda ujit.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar që nga e hëna.
Policia ende nuk ka konfirmuar numrin e saktë të njerëzve që kanë vdekur apo se sa njerëz ishin në bordin e varkës që ishte e mbingarkuar.
Artikuj të ngjashëm
-
80 të vdekur nga mbytja e një varke në Republikën Demokratike të Kongos
-
76 të vdekur pas përmbytjes së varkës në Nigeri
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Mbi 200 persona të zhdukur pasi një varkë u përmbys pranë kufirit Tajlandë-Malajzi
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë