Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua në aeroportin e Adenit, menjëherë pasi një avion me qeverinë e re të Jemenit mbërriti nga Arabia Saudite.
Nga shpërthimi i fuqishëm raportohet se së paku 12 persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.
Mediat bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në momentin që në aeroport po zbrisnin ministrat e qeverisë së re.
Nga raportimet paraprake mësohet se nga shpërthimi ka mbetur i vrarë të paktën një prej ministrave si edhe disa prej shoqëruesve të anëtarëve të ekzekutivit.
Artikuj të ngjashëm
-
Jemen, 9 të vdekur nga shpërthimi me bombë në aeroport
-
Të paktën dy të vdekur nga një shpërthim i fuqishëm në Jemen
-
Arrin në 46 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Iranit
-
68 të vdekur nga një sulm amerikan në një qendër emigrantësh në Jemen
-
25 të vdekur e 800 të plagosur nga shpërthimi në portin e Iranit