Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim i fuqishëm në Afganistan, bombardohet një xhami

Një shpërthim i fuqishëm në xhaminë myslimane shiite në veri të Afganistanit të enjten ka lënë të vrarë 10 besimtarë dhe plagosi 40 të tjerë, raportoi AP-ja.

Shpërthimi në xhaminë Sai Doken ndodhi derisa besimtarët po gjunjëzoheshin në lutjet e muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazanin.

Të enjten në mëngjes, të paktën dy fëmijë janë lënduar nga një bombë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Zëdhënësi i Policisë së Kabulit, Khalid Zadran, ka thënë se eksplozivët shpërthyen në një zonë perëndimore të Kievit ku është një lagje me myslimanë shiitë. Dy ditë më parë në të njëjtën zonë, disa eksplozivë që targetuar institucionet arsimore vranë të paktën gjashtë persona, kryesisht fëmijë, dhe 17 të lënduar.

Askush nuk mori përgjegjësi për sulmet.

Edhe Vriten 6 besimtarë myslimanë teksa po luteshin në një xhami në Afganistan Botë Vriten 6 besimtarë myslimanë teksa po luteshin në një xhami në Afganistan

Komuniteti “hazaras” që përbën 9% të popullsisë së Afganistanit, po targetohet për shkak të etnisë dhe besimit të tyre. Shumica e tyre janë myslimanë shiitë, të përbuzur nga radikalët myslimanë sunni dhe të diskriminuar nga ta.

Grupi i Shtetit Islamik i njohur si IS në Provincën Khorasan ose IS-K, ka targetuar më herët shkollat në lagjet shiite. Në maj të vitit të kaluar, para se talebanët ta merrnin pushtetin, mbi 60 fëmijë, shumica vajza, u vranë kur dy bomba ranë jashtë shkollës.