Një shpërthim vdekjeprurës kolere i lidhur me ujin e pijshëm të kontaminuar ka infektuar mijëra njerëz në Pakistan ndërsa vendi po përballet me krizën e ujit të përkeqësuar nga një valë brutale e të nxehtit në Azinë Jugore, raportoi CNN të martën.
Temperaturat në pjesë të Pakistanit dhe Indisë kanë arritur nivele rekord në javën e fundit, duke vënë jetët e miliona njerëzve në rrezik.
Raste të kolerës u identifikuan fillimisht në qytetin Pir Koh më 17 prill. Që nga atëherë, më shumë se 2000 persona janë infektuar dhe gjashtë kanë vdekur.
Banorët e këtij qyteti thonë se nuk kanë qasje në ujë të pastër për pije. Mungesa e shiut këtë vit ka shkaktuar thatësirë.
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, urdhëroi masa lehtësuese emergjente dhe ushtria është thirrur për të ndihmuar që të dërgohet ujë i pastër dhe për të ngritur kampe mjekësore.
-
Ngrihet alarm për sëmundje në Pakistan pas përmbytjeve shkatërruese
-
Përmbytjet lanë të vdekur 1 mijë e 200 persona në Pakistan
-
Vala e të nxehtit po djeg Pakistanin
-
Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani