Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbytjet lanë të vdekur 1 mijë e 200 persona në Pakistan

Autoritetet në Pakistan u kanë kërkuar njerëzve në provincën jugore që të shpërngulen në vende më të larta shkaku i përmbytjeve të reja nga lumi Indus, që pritet të dalë përsëri nga shtrati gjatë javës së ardhshme.

Në jug të shtetit aziatik janë shkatërruar qindra shtëpi shkaku i sezonit ekstrem të përmbytjeve. Në muajin maj disa pjesë të provincës Sindh, që tashmë janë përmbytur, ishin vendet më të nxehta në Pakistan.

Tani banorët e këtyre zonave po përballen me përmbytjet ekstreme që kanë shtuar rrezikun nga sëmundjet nxitëse. Deri të premten numri i të vdekurve nga përmbytjet ka arritur në 1 mijë e 200, ndërkaq qindra familje dhe fëmijë janë në rrezik nga sëmundjet.

Shteti i Pakistanit për sezonin ekstrem të shirave ka fajësuar ndryshimet klimatike.