Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ngrihet alarm për sëmundje në Pakistan pas përmbytjeve shkatërruese

Punonjësit e ndihmës shëndetësore paralajmëruan se mungesa e ujit të pastër për pije po shkakton një rritje të sëmundjeve në Pakistan, pasi numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese kaloi 1200, raportoi të shtunën BBC.

Qasja në ujë të pastër ishte problemi më i madh për ata që përpiqeshin të gjenin ushqim dhe strehim, tha organizata bamirëse mjekësore, Medecins Sans Frontieres.

Qeveria u mblodh të shtunën për të vlerësuar shkallën e përmbytjeve që kanë zhytur një të tretën e vendit.

Të paktën një në tre nga viktimat e përmbytjeve thuhet se janë fëmijë.

Rreth 1.4 milionë shtëpi u shkatërruan nga shirat rekorde që kanë prekur më shumë se 33 milionë njerëz.

Zyrtari më i lartë i menaxhimit të fatkeqësive të vendit tha se viti 2022 kishte sjellë disa realitete të ashpra të ndryshimit të klimës për Pakistanin.

Edhe Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan Botë Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan

"Këtë vit nuk dëshmuam një sezon pranvere - u përballëm me katër valë të nxehtit që shkaktuan zjarre në shkallë të gjerë pyjore në të gjithë vendin", tha Akhtar Nawaz.

Unicef-i ka thënë se më shumë fëmijë janë në rrezik vdekjeje nga sëmundja në Pakistan për shkak të mungesës së ujit.